ZLAW

Dëmshpërblim për aksidentet rrugore dhe aksidentet në punë

ZLAW e ndjek çështjen tuaj nga spitali te prokuroria, kompania e sigurimit dhe gjykata. Ju mendoni për shërimin.

Nëse nuk fitojmë, nuk na paguani asgjë. Konsultimi i parë me telefon është pa pagesë.

TarifaNëse nuk fitojmë, nuk na paguani asgjë.

Tarifa është përqindje e dëmshpërblimit të fituar, e rënë dakord me kontratë me shkrim. Konsultimi i parë me telefon është pa pagesë.

Si punojmë

Sa më shpejt të na njoftoni, aq më mirë ruhen provat dhe afatet.

  1. Na njoftoni

    Telefononi ose shkruani pas aksidentit. Kur ju duhet, vijmë edhe në spital.

  2. Prokura dhe kontrata

    Nënshkruani prokurën te noteri dhe kontratën e porosisë me zyrën.

  3. Dokumentet

    Mbledhim kartelën spitalore, dosjen në prokurori dhe aktet e ekspertimit.

  4. Kërkesa te siguruesi

    Paraqesim kërkesën për dëmshpërblim te kompania e sigurimit.

  5. Gjykata, nëse duhet

    Kur siguruesi nuk përgjigjet ose oferta nuk është e drejtë, e çojmë çështjen në gjykatë.

Llogaritësi

Sa mund t'ju takojë?

Bëni një përllogaritje orientuese sipas Rregullores së AMF-së nr. 125/2021, që zbatohet nga siguruesit dhe nga gjykatat: dëmi biologjik, moral dhe ekzistencial, të ardhurat e humbura dhe, në rastet e humbjes së jetës, dëmi i familjarëve.

Për të huajt e aksidentuar në Shqipëri

Keni pësuar aksident si turist ose si shofer i huaj? E ndjekim çështjen në Shqipëri ndërsa ju jeni në shtëpi.

  • Komunikojmë në shqip, anglisht dhe italisht.
  • Prokurën mund ta bëni në vendin tuaj, te noteri ose në konsullatë.
  • Ju mbajmë të informuar me email dhe WhatsApp.
  • Për mjetet me targa të huaja, dëmshpërblimi kërkohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.
Zyra
ZLAW, studio ligjore
Anëtarësia
Dhoma e Avokatisë Tiranë
Përvoja
10 vjet në dëmshpërblimet nga aksidentet
Gjuhët
Shqip, anglisht, italisht

Rreth zyrës

ZLAW është studio ligjore në Tiranë. Prej dhjetë vitesh punojmë për njerëz të dëmtuar në aksidente rrugore dhe aksidente në punë, si dhe për familjet e atyre që humbën jetën.

Çështjet i ndjekim në prokuroritë dhe gjykatat e Tiranës, Fierit, Lushnjës, Elbasanit, Beratit, Durrësit dhe të qyteteve të tjera të vendit.

Na kontaktoni

Na tregoni çfarë ndodhi. Ju themi qartë nëse keni të drejtë për dëmshpërblim dhe si vazhdojmë. Nëse nuk doni të telefononi, plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë ne.

AdresaRruga e Kavajës, Qendra Condor, Tiranë
Telefoni dhe WhatsApp+355 68 202 5084

Na tregoni rastin tuaj

Mjafton një përshkrim i shkurtër: ku, kur dhe çfarë dëmtimesh keni.

Ju telefonojmë ne

Lini emrin dhe numrin. Ju marrim ne në telefon, pa pagesë.

TelefononiWhatsApp