ZLAW / Lista e dokumenteve
Çfarë të sillni në takimin e parë
Nuk keni nevojë t'i keni të gjitha. Sillni çfarë keni, dhe pjesën tjetër e marrim ne nga spitali, policia dhe prokuroria.
Për të gjitha rastet
- Karta e identitetit ose pasaporta
- Kartela spitalore, epikriza dhe raportet mjekësore
- Grafitë, skanerët dhe rezultatet e analizave
- Faturat e shpenzimeve: mjekim, barna, fizioterapi, transport
- Vërtetim për të ardhurat: listëpagesa, vërtetim nga punëdhënësi ose nga tatimet
- Emrat dhe telefonat e dëshmitarëve
- Fotografitë nga vendi i aksidentit dhe nga dëmtimet
Për aksidentet rrugore
- Procesverbali i policisë ose numri i procedimit në prokurori
- Targa e mjetit tjetër, kompania e sigurimit dhe numri i policës
- Për mjetet e huaja: fotoja e certifikatës së sigurimit ndërkombëtar (kartoni jeshil)
- Leja e drejtimit dhe leja e qarkullimit, nëse ishit drejtues
Për aksidentet në punë
- Kontrata e punës
- Listëpagesat e muajve të fundit
- Çdo dokument për njoftimin e aksidentit te punëdhënësi ose Inspektorati
- Vërtetimi i pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore
Kur aksidenti merr jetën e një të afërmi
- Certifikata e vdekjes
- Certifikata familjare
- Dëshmia e trashëgimisë, kur është lëshuar
- Faturat e shpenzimeve të varrimit
- Dokumente për të ardhurat e të ndjerit