ZLAW
ZLAW / Artikuj / Aksident në punë: çfarë ju takon dhe nga kush ta kërkoni

Aksident në punë: çfarë ju takon dhe nga kush ta kërkoni

Përveç përfitimeve nga sigurimet shoqërore, mund të kërkoni dëmshpërblim nga punëdhënësi kur ai nuk ka garantuar sigurinë.

4 minuta lexim · ZLAW, studio ligjore

Pas një aksidenti në punë, shumë punëmarrës mendojnë se mjafton raporti mjekësor. Në fakt, ligji ju jep dy rrugë të ndryshme, dhe njëra nuk e përjashton tjetrën.

Detyrimi i punëdhënësit

Punëdhënësi detyrohet të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Detyrimet që ka vetë punëmarrësi nuk e cenojnë përgjegjësinë e punëdhënësit. Pas aksidentit, punëdhënësi duhet të njoftojë menjëherë Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Ligji nr. 10237/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë", nenet 4 dhe 25.

Dy rrugët

  • Sigurimet shoqërore: përfitimet për paaftësinë e përkohshme ose të përhershme nga aksidenti në punë.
  • Dëmshpërblimi nga punëdhënësi: për dëmin pasuror dhe jopasuror, kur aksidenti vjen nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë. Gjykata e Lartë, me Vendimin unifikues nr. 12/2007, njohu të drejtën e të dëmtuarit dhe të familjarëve për dëmin biologjik, moral dhe ekzistencial.

Rastet më të shpeshta

  • Rënie nga skela, çatia ose shkallët, pa rrip ose parmak sigurie.
  • Dëmtime nga makineri pa mbrojtëse ose nga punë pa trajnim.
  • Mungesë e kaskës, dorezave, këpucëve ose syzeve mbrojtëse.
  • Punë me rrymë elektrike pa masa sigurie.

Çfarë të bëni menjëherë

  • Shkoni te mjeku dhe ruani çdo dokument.
  • Sigurohuni që aksidenti të jetë raportuar te punëdhënësi dhe te Inspektorati.
  • Mbani emrat e kolegëve që panë ngjarjen dhe fotografoni vendin ose makinerinë.
  • Ruani kontratën e punës dhe listëpagesat.
  • Mos nënshkruani deklarata për shkakun e aksidentit pa u këshilluar. Shpesh ju kërkohet të shkruani se ishte "pakujdesi e juaja".

Më shumë te faqja Aksidente në punë.

Ky artikull jep informacion të përgjithshëm dhe nuk zëvendëson këshillën ligjore për rastin tuaj.

Na tregoni çfarë ndodhi

Nëse nuk fitojmë, nuk na paguani asgjë. Konsultimi i parë me telefon është pa pagesë.

Ju telefonojmë ne

Lini emrin dhe numrin. Ju marrim ne në telefon, pa pagesë.

TelefononiWhatsApp