ZLAW
ZLAW / Lista e dokumenteve

Çfarë të sillni në takimin e parë

Nuk keni nevojë t'i keni të gjitha. Sillni çfarë keni, dhe pjesën tjetër e marrim ne nga spitali, policia dhe prokuroria.

Për të gjitha rastet

  • Karta e identitetit ose pasaporta
  • Kartela spitalore, epikriza dhe raportet mjekësore
  • Grafitë, skanerët dhe rezultatet e analizave
  • Faturat e shpenzimeve: mjekim, barna, fizioterapi, transport
  • Vërtetim për të ardhurat: listëpagesa, vërtetim nga punëdhënësi ose nga tatimet
  • Emrat dhe telefonat e dëshmitarëve
  • Fotografitë nga vendi i aksidentit dhe nga dëmtimet

Për aksidentet rrugore

  • Procesverbali i policisë ose numri i procedimit në prokurori
  • Targa e mjetit tjetër, kompania e sigurimit dhe numri i policës
  • Për mjetet e huaja: fotoja e certifikatës së sigurimit ndërkombëtar (kartoni jeshil)
  • Leja e drejtimit dhe leja e qarkullimit, nëse ishit drejtues

Për aksidentet në punë

  • Kontrata e punës
  • Listëpagesat e muajve të fundit
  • Çdo dokument për njoftimin e aksidentit te punëdhënësi ose Inspektorati
  • Vërtetimi i pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore

Kur aksidenti merr jetën e një të afërmi

  • Certifikata e vdekjes
  • Certifikata familjare
  • Dëshmia e trashëgimisë, kur është lëshuar
  • Faturat e shpenzimeve të varrimit
  • Dokumente për të ardhurat e të ndjerit

Na tregoni çfarë ndodhi

Nëse nuk fitojmë, nuk na paguani asgjë. Konsultimi i parë me telefon është pa pagesë.

Ju telefonojmë ne

Lini emrin dhe numrin. Ju marrim ne në telefon, pa pagesë.

TelefononiWhatsApp