Kur aksidenti merr jetën e një të afërmi
Asnjë shumë nuk e zëvendëson humbjen. Por ligji u njeh familjarëve të drejtën për dëmshpërblim, dhe ne mund t'ju ndihmojmë ta kërkoni.
Kush ka të drejtë
Bashkëshorti, fëmijët, prindërit dhe familjarë të tjerë të afërt të të ndjerit. Gjykata e Lartë, me Vendimin unifikues nr. 12/2007, njohu të drejtën e familjarëve për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror që pësojnë vetë ata nga humbja e të afërmit.
Çfarë shpërblehet
- Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonive.
- Humbja e mbështetjes ekonomike që i ndjeri u jepte familjarëve.
- Dëmi jopasuror i familjarëve: dhimbja dhe tronditja nga humbja.
- Shpenzimet e mjekimit, kur i ndjeri u trajtua para se të ndërronte jetë.
Ligji nr. 32/2021, neni 25; Vendimi unifikues nr. 12/2007 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Nga kush kërkohet
Në aksidentet rrugore, nga siguruesi i mjetit përgjegjës, ose nga Fondi i Kompensimit kur mjeti ishte pa sigurim ose nuk u identifikua. Në aksidentet në punë, nga punëdhënësi dhe siguruesi i tij.
Dokumentet kryesore
- Certifikata e vdekjes dhe certifikata familjare.
- Dëshmia e trashëgimisë, kur është lëshuar.
- Faturat e shpenzimeve të varrimit.
- Dokumente për të ardhurat e të ndjerit.
- Numri i procedimit në prokurori, nëse e keni.
Lista e plotë është te Lista e dokumenteve. Nuk keni nevojë t'i keni të gjitha para se të na kontaktoni: disa prej tyre i marrim ne.