ZLAW
ZLAW / Llogaritësi

Llogaritësi i dëmshpërblimit

Përllogaritje orientuese sipas Rregullores së AMF-së nr. 125, datë 28.07.2021, që zbatohet nga siguruesit dhe nga gjykatat.

Çfarë ndodhi?

I dëmtuari

Mesatarja e tre viteve të fundit, siç vërtetohet nga punëdhënësi ose tatimet.
Sipas aktit të ekspertimit ose komisionit mjekësor. Nëse nuk e dini ende, provoni disa vlera.
Familjarët që kërkojnë dëmin e tyre moral dhe ekzistencial. Lëreni 0 nëse nuk kërkojnë.
Parametrat
50 000 lekë nga 1 janari 2026 (VKM nr. 776, datë 19.12.2025). Për aksidente më të hershme, vendosni pagën minimale të asaj kohe.

Përllogaritja

Gjithsej, orientuese0 lekë

Shumat janë maksimumet që parashikon rregullorja, e cila zbatohet si nga siguruesit ashtu edhe nga gjykata. Nuk përfshijnë uljen për pjesë faji, as interesat për vonesë. Shuma përfundimtare varet nga ekspertimi dhe provat.

Si llogarit

  • Dëmi biologjik: shuma sipas moshës dhe shkallës së paaftësisë, për çdo 10% paaftësi (neni 18).
  • Dëmi moral dhe ekzistencial: nga 3/4 deri në 3/2 e dëmit biologjik, sipas shkallës së paaftësisë; për paaftësinë e përkohshme, 15 000 lekë secili për çdo muaj (nenet 19 dhe 20).
  • Paga e humbur: diferenca mes pagës para aksidentit dhe asaj të marrë gjatë raportit; për të papunët, paga minimale për kohën e paaftësisë (neni 16).
  • Humbja e të ardhurave: të ardhurat vjetore × koeficienti sipas moshës dhe gjinisë × 0,9 (ose 0,8 për pensionistët) × shkalla e humbjes së aftësisë për punë (neni 14).
  • Humbja e jetës: të ardhurat vjetore pa pjesën për nevojat e të ndjerit (30%, 40% ose 50%, sipas familjarëve), × koeficienti × 0,9; varrimi 300 000 lekë; 220 000 lekë dëm moral dhe 220 000 lekë dëm ekzistencial për çdo prind, bashkëshort ose fëmijë (nenet 15, 19 dhe 20).
Kjo është një përllogaritje orientuese, jo ofertë dhe jo këshillë ligjore. Shuma e saktë varet nga aktet mjekësore, ekspertimi, të ardhurat e vërtetuara, faji dhe rrethanat e aksidentit. Për rastin tuaj, na telefononi: konsultimi i parë me telefon është pa pagesë.

Burimi: Rregullorja e AMF-së nr. 125, datë 28.07.2021, "Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit në sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit".

Ju telefonojmë ne

Lini emrin dhe numrin. Ju marrim ne në telefon, pa pagesë.

TelefononiWhatsApp