Të drejtat tuaja sipas ligjit
Çfarë parashikon legjislacioni shqiptar për të dëmtuarit nga aksidentet.
Ligji nr. 55/2018 "Për profesionin e avokatit"
Zbatohet për: çdo çështje, marrëdhënia juaj me avokatinAvokati ju përfaqëson vetëm mbi bazën e një marrëveshjeje me shkrim (neni 8). Te ne kjo do të thotë prokurë te noteri dhe kontratë porosie, ku shkruhen qartë të gjitha kushtet. Marrëveshja me avokatin ka fuqinë e titullit ekzekutiv (neni 16).
Ligji nr. 32/2021 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"
Zbatohet për: aksidentet rrugore- Kërkesën për dëmshpërblim e paraqisni drejtpërdrejt te siguruesi i mjetit përgjegjës (neni 9).
- Për dëmtime në shëndet ose humbje jete, siguruesi duhet të përgjigjet brenda 90 ditëve dhe, pas marrëveshjes, të paguajë brenda 14 ditëve (neni 10).
- Mbulohen dëmet pasurore dhe jopasurore (neni 25), përfshirë pasagjerët (neni 18).
- Kur mjeti është i pasiguruar ose i paidentifikuar, paguan Fondi i Kompensimit (neni 41).
- Për mjetet e huaja, kërkesa i drejtohet Byrosë Shqiptare të Sigurimit (neni 28).
- Nëse siguruesi nuk përgjigjet, kundërshton shumën ose refuzon pagesën, çështja shkon në gjykatë (neni 10).
Ligji nr. 10237/2010 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë"
Zbatohet për: aksidentet në punëPunëdhënësi detyrohet të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet e sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe detyrimet e punëmarrësit nuk e cenojnë përgjegjësinë e tij (neni 4). Aksidenti në punë i njoftohet menjëherë Inspektoratit Shtetëror të Punës (neni 25). Kur aksidenti vjen nga mosrespektimi i këtyre detyrimeve, i dëmtuari mund të kërkojë dëmshpërblim nga punëdhënësi.
Vendimi unifikues nr. 12/2007 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë
Zbatohet për: aksidentet në punëGjykata e Lartë njohu të drejtën e të dëmtuarit, dhe të familjarëve të të ndjerit, për shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror: dëmit biologjik (në shëndet), moral (vuajtjes shpirtërore) dhe ekzistencial (përkeqësimit të jetës). Dëmi vlerësohet sipas parimit të Kodit Civil për rivendosjen e plotë të të dëmtuarit.